Flash News

KRYESORE

Përplasje me armë në Tiranë për një vendparkim, arrestohet autori

Përplasje me armë në Tiranë për një vendparkim,

Tre persona në Tiranë janë konfliktuar në një vendparkim. Policia ka vënë në pranga një person, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Policia bën me dije se Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3, kanë bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 18.10.2017, rreth orës 20:00, në Rrugën "Mujo Ulqinaku, ku ka patur të shtëna me armë zjarri dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm (si ato të pistoletës TT).

Nga hetimet e kryera është arritur të mësohet se konflikti ka ndodhur midis tre shtetasve dhe arsye e këtij konflikti ka qenë një vendparkimi.

Falë punës operative-hetimore dhe proceduriale të kryer është bërë i mundur identifikimi i personave të përfshirë në këtë konflikt dhe më pas arrestimi i shtetasit me iniciale A.I, 28 vjeç, banues në Tiranë, (Nenet 300,278, 84 dhe 274)

Po ashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit F. Gremi, i njohur si "Lori", 36 vjeç, banues në Tiranë, (Nenet 278, 84 dhe 274). Gjithashtu, është proceduar shtetasi, M. P., 68 vjeç, banues në Tiranë (Neni 300).

Shtetasi M. P, ka parkuar automjetin e tij në afërsi të shkallës së pallatit ku banon shtetasi F. G, ku ky i fundit është afruar dhe ka filluar të debatojë me shtetasin M.P, më pas është afruar edhe shtetasi Ardit Isufaj.

Pas debatit shtetasit A. I dhe F. G kanë kanosur shtetasin M. P dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendparkimi.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga Nenet 84, 274, 278 dhe 300 të Kodit Penal.

 

Të fundit