Flash News

KRYESORE

Përplasje Basha-Bregu në PD: Ja replikat e deputetes me kryetarin e opozitës 

Përplasje Basha-Bregu në PD: Ja replikat e deputetes me kryetarin e

Ka marrë një kthesë 'radikale' qëndrimi i deputetes Majlinda Bregu në mbeldhjen e sotme të grupit parlamentar me kryetarin Basha. Ajo ka shprehur mosdakordësi me të gjitha qëndrimet zyrtare të Bashës dhe PD, duke u 'fërkuar' me të edhe për deklaratën e tij se, atë që ka bërë Çadra nuk e ka bërë grupi parlamentar. Bregu është shprehur edhe kundër konceptit të mosbindjes civile, dhe madje as tërheqjen e Ramës në Kavajë nuk e quan fitore të opozitës. Gjatë ndërhyrjes së saj ajo ka thënë se është kundër mospjesëmarrjes në zgjedhje.

Burime të politike.al nga mbledhja e grupit thonë se Basha ka reaguar me qetësi. "E ke gabim premisën. Ne nuk jemi për mospjesëmarrje. Jemi për të siguruar që të kemi zgjedhje. Fasadë nuk bëhemi", ka qenë reagimi i kryetarit të opozitës.

Të fundit