Flash News

KRYESORE

Përplasje brenda BE-së, Mogherini kundër Macron: Marrëveshja me Iranin duhet të ruhet

Përplasje brenda BE-së, Mogherini kundër Macron: Marrëveshja

Brenda Bashkimit Europian po shfaqen gjithnjë e më shumë ndasi të thella për çështje me rëndësi rajonale dhe globale. Pas goditjes së fortë që i dha përpjekjeve të Komisionit Evropian për të mbajtur gjallë aspiratën e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në BE, presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë një tjetër lëvizje që prish unitetin në Europë.

Gjatë takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, Macron deklaroi se marrëveshja që i dha fund programit bërthamor të Iranit mund të rishikohet, vendim që është kundërshtuar prej kohësh nga Brukseli.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini është shprehur sot se marrëveshja e nënshkruar po jep efekte dhe duhet të ruhet, duke hedhur poshtë kërkesën e presidentit të Francës.

"Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tashmë kemi një marrëveshje frytdhënëse. Duhet ta ruajmë”, deklaroi Mogherini.

Të fundit