Flash News

KRYESORE

Përplasje diplomatike Greqi-Spanjë pas deklaratës së ambasadorit; Athina ankohet për veprimet që i kryen vetë

Përplasje diplomatike Greqi-Spanjë pas deklaratës së

Greqia dhe Spanja janë përfshirë në një situatë përplasjesh me deklarata pas reagimit të ambasadorit spanjoll në Athinë, Enrique Viguera, se qeveria greke nuk po tregohet e qartë për çështjen e Katalonjës.

Në një intervistë për gazetën “Eleftheros Typos”, Viguera deklaroi se presidenti dhe partitë opozitare në Greqi kanë mbajtur qëndrime të qarta kundër pavarësisë së Katalonjës, por jo qeveria e Aleksis Tsipras.

Ministria e Jashtme reagoi duke i konsideruar deklaratat e ambasadorit spanjoll si “përfshirje në punët e brendshme të Greqisë” dhe “fyerje ndaj Kushtetutës së vendit”. Ministria kërkoi nga ambasadori Enrique Viguera që të tërheq deklaratën e bëra të dielën.

Megjithatë, këto ndërhyrje që Athina nuk i pranon te vetja, e ka shumë të lehtë t’i zbatojë te vendet fqinje. Pak javë më parë, Ministria e Jashtme e Greqisë nëpërmjet një reagimi foli për arrestimin e Habilajve në Itali, që sipas saj janë të afërm të një ministri të qeverisë shqiptare, duke shkelur në mënyrë të hapur rregullat e diplomacisë. Gjithashtu, Athina nuk ka ngurruar të bëjë deklarata edhe për Himarën apo raportet e Shqipërisë me Kosovën, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Tiranës dhe Prishtinës.

Të fundit