Flash News

KRYESORE

Përplasje fizike midis komisionerëve të PS e LSI në Vlorë

Përplasje fizike midis komisionerëve të PS e LSI në

Transportimi i kutive të votimit të fshatit Bishan ka shkaktuar përplasje të fortë midis komisionerëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë.

Korrespondentja e Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj tha se konflikti ndodhi pasi mjeti me kutitë e votimit përfundoi në spitalin rajonal në Vlorë me pretendimin se njëra prej komisionereve ishte nderë keq nga pikëpamja shëndetësore.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur komisionerët përplasen fizikisht midis tyre. Komisionerët e LSI-së kanë njoftuar policinë për kutitë e votimit. Kutitë e votimit janë transportuar për në KZAZ-në 81 në qytetin bregdetar.

Të fundit