Flash News

KRYESORE

Përplasje klanesh? Gazeta e majtë sulmon ministrin dhe drejtorin e preferuar të Ramës

Gazeta ‘Dita’ është e njohur si një nga mediat e cila, me linjën e saj editoriale, është pranë qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. por në numrin e sotëm, ka surprizuar jo pak ku në një shkrim, i botuar edhe në faqen e parë, ngrinte dyshime ndaj ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe drejtorit të OSSHE-së, Ardian Çela.

‘Hetim Tronditës: A po na vjedh OSHEE me faturat e energjisë?’ është titulli i lajmit, ndërsa në foto janë vendosur edhe Gjiknuri e Çela. Lajmit i është dhënë një hapësirë goxha e madhe pasi trajtohet në faqet 2-3 të gazetës në numrin e sotëm.

Publikimi i të tilla lajmeve nga kjo media, tërheq jo pak vëmendje aq më tepër kur në qendër të sulmit të sotëm janë dy figura që cilësohen si të preferuarit e kryeministrit Edi Ramës. Damian Gjiknuri është ministri të cilit Rama i besoi një nga ministritë më të rëndësishme ndërsa Çela drejton një nga drejtoritë me buxhetin dhe numrin më të madh të punonjësve në vend. Çela ishte drejtori i parë që u emërua, sapo socialistët fituan mandatin e dytë.

Të fundit