Flash News

KRYESORE

Përplasje klanesh në PS, lirohen nga detyra dy drejtorë brenda pak ditëve

Përplasje klanesh në PS, lirohen nga detyra dy drejtorë brenda

Dy drejtues, të dy institucioneve të rëndësishme, janë larguar nga detyra dy ditët e fundit. Të mërkurën, Alban Ramohitaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i spitalit të Durrësit ndërkohë që ditën e sotme një tjetër drejtues ka njoftuar largimin. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor në Elbasan (DPSHTRR), Luiza Popja.

Të dy drejtuesit nuk kanë dhënë argumente sa i takon largimit nga detyra por mësohet se dorëheqja e tyre ka të bëjë me përplasjet e brendshme brenda Partisë Socialiste. Ramohitaj dhe Popja u zgjodhën një krye të institucioneve pas nisjes nga puna të qeverisë ‘Rama 2’.

Krahas kësaj, si Ramohitaj ashtu edhe Popja janë figura të angazhuara me PS-në. Ramohitaj mban postin e kryetarit të këshillit bashkiak Durrës ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet të partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Ndërkohë, Luiza Popja, prej vitesh njihet për angazhimin e saj në PS-së e Elbasanit ndërsa është edhe këshilltare bashkiake e zgjedhur me votat e socialistëve.

Të fundit