Flash News

KRYESORE

Përplasje me thika mes shqiptarëve në Athinë, një i plagosur

Përplasje me thika mes shqiptarëve në Athinë, një i

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë, pasi u sulmua nga një bashkatdhetar. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Marousi” në Athinë.

Pas konfliktit, shqiptari ka mbetur i shtrirë në rrugë, ndërsa të pranishmit kanë njoftuar menjëherë ambulancën. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes, por ende nuk bëhen me dije shkaqet për të cilat ka filluar sherri.

Të fundit