Flash News

KRYESORE

Përplasje me thikë në Birmingham, një i vdekur dhe 7 të plagosur

Përplasje me thikë në Birmingham, një i vdekur dhe 7 të

Një person ka vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur pas një sherri me thikë në qendër të qytetit të Birmingham-it, natën e djeshme.

Policia e West Midlands bëri me dije se një përplasje me thikë kishte ndodhur rreth orës 00:30 të se dielës, duke lënë disa persona të plagosur. Kryetari i Bashkisë së West Midlands, Andy Street tha se incidentet në zonën e rrugës Hurst "duket se kanë lidhje", megjithatë ende nuk dihet shkaku.

Cara Curran, një nga dëshmitaret e ngjarjes që punon në një klub nate aty pranë, tha se sapo kishte mbaruar turnin dhe po pinte diçka me kolegët e saj kur dëgjoi një zhurmë të fortë.

“Pashë disa njerëz që po luftonin me grushta, njerëz të tjerë që dilnin dhe i shikonin. Unë gjithmonë kam parë zënka, por asnjë si kjo e sotmja. Goditjet me thikë që kanë ndodhur, përplasja e makinës dhe shumë gjëra të tjera, janë një tronditje e madhe për mua”, u shpreh ajo.

Kryebashkiaku Andy Street konfirmoi se kishte pasur një "seri incidentesh në zonën e rrugës Hurst", dhe se për këto ishte informuar në kohë nga policia, por që nuk e dinte ende shkakun.

“Shkaku nuk është kuptuar ende. Zona është e qetë dhe publikut i është thënë të vazhdojë përditshmërinë por të mbetet vigjilent", u shpreh ndër të tjera Street.

Shërbimet e urgjencës po punonin së bashku në vendin e ngjarjes duke u siguruar që ata që u plagosën të merrnin kujdes mjekësor.

 "Puna po vazhdon ende për të vërtetuar atë që ka ndodhur dhe mund të duhet pak kohë para se të jemi në gjendje të konfirmojmë diçka. Në këtë fazë të hershme nuk do të ishte e përshtatshme të spekulohet mbi shkaqet e incidentit”.

Simon Jones tha se kishte pasur edhe disa aktivitete policore në zonën e Snow Hill, rreth 10 minuta në këmbë nga zona e rrethuar, e cila besohet të jetë e lidhur me incidentin në Rrugën Hurst.

Sekretari i Jashtëm, Dominiç Raab, tha se ata që janë në afërsi të zonës së incidentit të madh në Birmingham, duhet të jenë "shumë vigjilentë".

Duke folur për programin e “Sky News të”dielën, Raab tha: "Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre, padyshim që ka një hetim të vazhdueshëm policor. Nuk mund të them shumë më tepër në këtë fazë, por njerëzit duhet të jenë shumë vigjilentë nëse jetojnë në atë zonë."

Të fundit