Flash News

KRYESORE

Përplasje në mbledhjen e PD-së, Imami: Unë s’jam as i ofruar as i larguar në PD; ku qëndron problemi

Përplasje në mbledhjen e PD-së, Imami: Unë s’jam as i

Ish-deputeti Arben Imami ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së ku u fol për ndryshimet statusore në këtë forcë politike. Imami u propozua nga kryetari Basha si anëtar këshilli, i grupit të punës që do të ngrihet në PD.

Pas përfundimit të mbledhjes, në një deklaratë për median Imami u shpreh se ai nuk është as i ofruar dhe as i larguar nga PD.

Sipas tij, thelbi i çështjes është një diskutim i hapur me të gjithë ku të përfshihen në një debat transparent dhe debati të bëhet vetëm në parti.

“Bëmë një mbledhje para disa muajsh po këtu, ishin dy çështje; respektimi i statutit dhe bashkimit, statusti nuk është bashkuar pasi nuk kaloi në Këshillin Kombëtar. E dyta është ëështja e bashkimit. Kjo do tëçojë në asgjë më shumë dhe më pak se formalizimin dhe legalizimin e mosbashkimit nëse kjo çështje do të trajtohet në mënyrë burokratike”, u shpreh Imami.

Të fundit