Flash News

KRYESORE

Përplasje në protestën kundër Vuçiçit në Tiranë, policia shoqëron disa persona

Në protestën e organizuar pasditen e sotme në Tiranë, kundër pranisë së Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik, ka patur përplasje midis policisë dhe qytetarëve. Raportohet se disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që policia ka deklaruar se për protestën nuk është dhënë leje.

Ishte Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë që organizoi protestën kundër presidentëve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, që ndodhet në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në samitin e ‘Brdo-Brijunit’.

Të fundit