Flash News

E-TJERA

Përplasje në seancën parlamentare, Spaho s’lë Ramën të flasë: "Ka shkelje!" Ndërhyn Vasili

Përplasje në seancën parlamentare, Spaho s’lë

Seanca e Kuvendit ka nisur me përplasje që në mëngjes. Sapo kryetari i Kuvendit Gramoz  Ruçi ka kërkuar t’i japë fjalën Ramës, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond  Spaho ka ndërhyrë duke thënë se seanca s'mund të vijojë me shkelje dhe thyerje të rregullores.

“Para se të procedoni me debatin, sikur e përcaktuat se do zhvillohej me seancë pyetjesh duhet të mblidhni konferencën e kryetarëve. Këtë nuk e  keni bërë pasi nuk e keni të formuar konferencën e kryetarëve. Duhet të lejoni debatin", shprehet Spaho duke cituar dhe nenet. 

Më tej fjalën e mori dhe Petrit Vasili, i cili kërkoi që seanca të rregullohej duke u bazuar në rregullore, duke shtuar se ky proces i ngutshëm nuk ndihmon qeverinë.

“Dua t’ju korigjoj në lidhje me atë që thatë se do diskutojmë më vonë, ajo që duhet diskutuar, si një seancë e tërë në përputhje me rregulloren duhet të ndërpresim seancën, të përcaktojmë kohën se kur nis seanca parlamentare. Ky proces i ngutshëm nuk ndihmon  qeverinë. Në përputhje me rregulloren të mbidhemi dhe të vëmë në ullinë e duhur këtë proces”, u shpreh ndër të tjera kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Të fundit