Flash News

KRYESORE

Përplasje për liritë fetare në parlamentin e Malit të Zi, deputeti serb bën thirrje për luftë

Përplasje për liritë fetare në parlamentin e Malit të

Përplasje verbale të ashpra kanë ndodhur në sallën e kuvendit malazez nga deputetët serbë, deri në thirrje për luftë.

Deputetët serbë kanë bllokuar foltoren e kryeparlamentarit Ivan Brajoviç, ndërsa ka pasur tentativë dhe për përplasje fizike.

Tensionet në Parlametin e Malit të Zi kanë ardhur pas diskutimeve të ligjit për Liritë Fetare.

Një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij që ishin në luftërat e viteve të 90 dhe ato të 99, siç tha ai.

Debati në Parlamentin Malazez për Ligjin për Lirinë e Fesë përfundoi mbrëmje e kaluar rreth orës 20:00, ku ligji mori dritën jeshile.

Kryeministri Dusko  në fund paralajmëroi anëtarët e Frontit Demokratik të opozitës të mos kërcënojnë duke i quajtur kërcënimet e padenja.

Të fundit