Flash News

KRYESORE

Përplasje të ashpra në komision, Balliu: O bilbil përgjigju! Manja: Ku di ti të bësh pyetje

Përplasje të ashpra në komision, Balliu: O bilbil përgjigju!

Ka nisur me debate mbledhja e komisionit të ligjeve mes mazhorancës dhe deputetëve të opozitës.

Deputeti Klevis Balliu  i është drejtuar Ulsi Manjës të japë përgjigje nëse është normale që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të ketë një vëlla që është në burg për drogë të klasit A.

Manja i është kthyer deputetit demokrat me ironi, “Sa bukur që këndon mo sa bukur që këndon”.

“A ka më bilbil se ti”, i është përgjigjur Balliu Manjës.

Pjesë nga debati:

Manja: Ku di të bësh ti pyetje mo ku di ti. S’të ka thënë njeri puna e mbarë!

Balliu: Pse jeni bërë të githë memecë. Jeni bërë të gjithë mazhorancë bojkoti. Jepni përgjigje, jepni llogari!

A është normale që vëllai i ministrit të Brendshëm të jetë në burg për drogë të klasit A.

Të kanë dhënë urdhëra të mos flasësh...

Manja i përmend të atin Balliut

Balliu: A e shihni ku ka arritur puna. Përmendni babain këtu. Ikni pra se do vijë babai im këtu....

Kam 4 ditë që kërkoj fjalën. Do flas unë këtu. Pse i jep të drejtën për të folur vetëm mazhorancës.

Të fundit