Flash News

KRYESORE

Përplasjet me Erdoganin, Hollanda njeh gjenocidin ndaj armenëve

Përplasjet me Erdoganin, Hollanda njeh gjenocidin ndaj armenëve

Parlamenti i Hollandës ka vendosur të njoh gjenocidin e kryer ndaj popullisë armene gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Ky vendim pritet të acarojë edhe më tej marrëdhëniet pothuajse të ndërprera midis Turqisë dhe Hollandës.

Gjithashtu, Parlamenti ka marrë vendimin që Hollanda të përfaqësohet në nivel ministri në ceremonitë përkujtimore të këtij gjenocidi.

Shtetet kryesore të Bashkimit Europian dhe disa fuqi të tjera e kanë njohur krimin ndaj armenëve si gjenocid.

Shtetet që e kanë njohur gjenocidin:

Gjermania; Franca; Italia; Austria; Hollanda; Bullgaria; Greqia; Qipro; Çekia; Polonia; Sllovakia; Suedia; Luksemburgu; Lituania; Kanadaja; Rusia; Brazili; Argjentina; Vatikani; Libani; Zvicra, etj.

Të fundit