Flash News

KRYESORE

Përplasjet për taksën dhe kufijtë, Haradinaj komenton marrëdhënien e tij me Thaçin

Përplasjet për taksën dhe kufijtë, Haradinaj komenton

Qendrimet e kundërta në lidhje me taksat ndaj Serbisë i ka ftohur marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi.

Haradinaj e ka komentuar vetë distancën mes tij dhe presidentit në një intervistë për T7, ku është shrehur se shpesh herë kanë pasur edhe biseda të rënda mes tyre.

 “Të them të drejtën raportet janë të njëjta. Nuk kem shumë komunikim. Ka pasur situata të ndjeshme prej taksës”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu, Haradinaj ka komentuar edhe marrëdhënien e tij me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se nuk ka pasur një përvojë të mirë as me të.

“Kemi pas takime të rënda, ku s’kam kalu mirë as me Thaçin as me Veselin., Ata para miqve ndërkombëtare kanë pasur qëndrime të ndryshëm për taksën, kam marrë goditje të tipit që ‘nuk është në rregull kjo sjellje e jotja”, qartëson Haradinaj.

I pyetur rreth qëndrimit të Thaçit se taksa duhet të mos hiqet, Haradinaj thotë se çdo qëndrim e ka vlerën e vetë, por kujton se me amerikanët ka pasur shumë ballafaqime të rënda, për shkak të kritikave vendore për ta hequr taksën. “Më vjen mirë , çdo deklarim e ka peshën e vetë. Por gjatë vizitave të zyrtarëve amerikanë, më kujtohet David Hayle, kam pas përvoja shumë të rënda. Ballafaqimi ka qenë i zorshëm, kam marrë shumë kritika prej kolegëve të vendit se pse nuk e heqim taksën”, ka shtuar Haradinaj.

Të fundit