Flash News

KRYESORE

Përplasjet, Tahiri paralajmëron Xhafajn: Do e kesh të vështirë…

Përplasjet, Tahiri paralajmëron Xhafajn: Do e kesh të

Marrëdhëniet mes Saimir Tahirit me Fatmir Xhafajn janë përkeqësuar që kur ky i fundit e zëvendësoi në krye të Ministrisë së Brendshme. Lëvizjet e të gjitha shefave të emëruar nga Tahiri dhe deklarata se policia ka bashkëpunuar dhe ka heshtur për hashashin, e futën Xhafajn në grupin e “armiqëve” të ish-ministrit.

Pak javë përpara se Xhafaj të rikonfirmohet sërish si ministër i Brendshëm, Tahiri e ka paralajmëruar hapur duke thënë se pasardhësi do e ketë të vështirë të zhbëjë punën e tij.

“Unë them që u përpoqa të bëj më të mirën time. Besoj që cilido është pasardhësi, do e ketë të vështirë të zhbëjë gjithë atë që u rregullua”, është shprehur Tahiri gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e FRESSH në Jalë.

Kjo është hera e parë që Saimir Tahiri replikon ashpër me kolegun e tij, që deri më tani është emri i vetëm pothuajse zyrtar në kabinetin “Rama 2”.

Bushati anashkalon Demirajn, Xhafaj shkon në Francë si (ish) ministër i Brendshëm

Të fundit