Flash News

KRYESORE

Përplasjet me Tahirin, kandidati i LSI: E nxorri kokën edhe i shkarkuari për drogën

Përplasjet me Tahirin, kandidati i LSI: E nxorri kokën edhe i

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shtuar sulmet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe i fundi që ka reaguar kundër tij është Klevi Pojana, kandidati për Tiranën.

Pojana shprehet se Tahiri u shkarkua si ministër për shkak të drogës dhe përsëri po e nxjerr kokën. Ai i kujton Tahirit marrëveshjen LSI-PS në 2013-ën, për të cilën thotë se i dha mundësinë socialistëve të jenë parti qeverisëse.

Reagimi i Klevi Pojanës:

E nxorri kokën dhe i shkarkuari për drogën!...

Sa-i-keqi apo ministri që u shkarkua për drogën, përsëri e nxorri kokën!

Dhe na qenkërka zemëruar për disa të vërteta të qeverisjes, sa që e ka humbur toruan fare e nuk di as çfarë shkruan dhe as çfarë flet!

Ti more Sa-i-keq duhet ta dish mirë që pa LSI-në dhe Ilir Metën PS-ja nuk do të kishte asnjë shans dhe asnjë mundësi që të bëhej parti qeverisëse në Shqipëri. Do të kishte mbetur në opozitë dhe ti kushedi se ku do të vërviteshe ditë e natë e jo vetëm natën siç bredh tani me ata, që pasi e mbushët Shqipërinë me drogë si asnjëherë tjetër më parë, po përpiqeni ta mbushni edhe me horra për të vjedhur zgjedhjet!

As LSI dhe as Ilir Meta asnjeherë as e kanë sharë e as e kanë përgojuar Partinë Socialiste të Shqipërisë. Përkundrazi, kanë vlerësuar dhe çmojnë rolin e PS-së dhe të socialistëve shqiptarë për gjithë sa kanë bërë për vendin!

E sa për Rilindjen, është tjetër gjë! LSI e ka ndihmuar dhe e ka kritikuar me shpresën se do ta kuptonte që Rilindja dhe droga nuk mund të rrinë bashkë, që Rilindja dhe krimi nuk mund të jenë bashkudhëtare, që Rilindja dhe burgosja pa shkak e pa arsye ligjore e qytetarëve të pafajshëm nuk mund të jenë e njëjta gjë!

Mirëpo, ja që ndodh edhe të dështojmë si në rastet e mësipërme!!!

Po ti i Sa-i-keq vazhdo e shkruaj prapë se je i vetëmjaftueshëm që njerëzit të kuptojnë se çfarë është Rilindja me rilindas si ti, dhe se përse rinia e Shqipërisë do t'ju braktisë edhe më 25 qershor ju dhe Rilindjen e droguar!

Të fundit