Flash News

KRYESORE

Përqafimi i dukeshave, shtirje apo ndjesi?

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit dhe Meghan Markle, Dukesha e Sussex, prej kohësh përfliten për një marrdhënie të krisur mes tyre. Familja mbretërore madje ka krijuar disa "rregulla strikte" për komentet e fansave në rrjetet sociale pikërisht për këtë arsye, pasi i sulmonin shumë dy kunatat e familjes mbretërore.

Shpesh herë këto lajme janë mohuar dhe në fakt ndikojnë shumë në gjendjen emocionale të Dukeshës së Sussex, e cila është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të parë.

Gjatë Commonwealth Day, Meghan Markle dhe Kate Middleton janë shfaqur të qeshura dhe duke u përqafuar. Gjatë ceremonisë kanë qenë pranë njëra-tjetrës.

Por mediat e huaja nuk janë bindur. Ato kanë shkruar se kunatat duhet të mësojnë të shtiren më bukur.

Të fundit