Flash News

OP-ED

Përralla e kusisë  

Përralla e kusisë  

Zef Zefi

1-"Nënoo, kjo kusi me ujë valoi, ç'u bë uji që shteroi?" "Uji u bë avull, bir. "Avulli ç'u bë?" "U bë re" "Ç'u bënë retë, nënee?" "Retë u bënë shi." "Po shiu?" "Shiun e piu lumi" "E lumi?" "Lumin e pinë qetë" "Qetë ku janë moj nanë? "I hëngri ujku..." "Po ujku...?"

Ky tekst i hershëm anekdotik e formues, ka qënë në këndimet e fillores. E kanë hequr "revolucionarizimet" rilindase të gjysmës së dytë të shekullit komunist. Një nga pergjigjet paradoksale që mbaj mend i cili i atriubuohej nëne-së, tashmë e lodhur nga pafundesia e pyetjeve, ishte se ujkun e kishte lënë ta vriste dyfeku (gjuetari) dhe ky i fundit hengri buk e fiq dhe vdiq. Por ka qene dhe një version tjeter ku ujku nga kau hengri mish...,pastaj ra e vdiq. Rrallë prind nuk është gjetur para pyetjeve të ngeshme të kuriozitetit infinit të fëmijëve dhe mijëra herë, prindi pavarësisht nivelit, para ketyre pyetjeve naive, ka ngec' ose ka dredhuar tek pergjigja duke i shkarkuar përgjegjësitë tek paradoksi.

Ideja qendrore? Gjithçka transformohet dhe perfundon në vdekje dmth hiç. Po dhe komike dhe argëtuese e didaktike, kur kemi parasysh lakadredhat që nëneja shpik per të shuar zjarrminë e kureshtjes së njomë të fëmijes, derisa ngre duart... Një dorëzim dinak ky.

2- Kur tashmë njihet e dihet dukuria e avullimit e kondensimit e mjaft ligjesh të tjera të fizikës, si ai i ruajtjes së masës, dukuritë sociopolitike që mund të analogojnë me fabulën e tekstit të moçëm, të lë në mes të pyllit pa busull, pa sopatë... Personazhet: 1-fëmija naiv (populli) 2-Nana (Kushtetuta e Republikës) që sipas preambulës shpreh, mbron e rregullon me ligj interesat dhe bashkëjetesën e nështetasve te Republikës. "Nëno moj, ky plantacion me drogë lulëzoi e harboi, ç'u bë, gjithë ky prodhim, nga shkoi? "U korr bir, u bë hashash". "Hashashi ç'u bë?". "E mori "trimi" e çoi te polici, polici e përcolli te ministri, ministri te kryeministri, kryeministri e bëri dollarë. "Po dollarët nga vanë?". "Dollarët u bënë lekë e lingota". "Lekë e lingota, ç'u bënë moj nënë"? "Lingotat u bënë siguri për mafioza. Lekët tepsi me vota për trafikantë e bossa. "Po votat? Mos më thuaj se i pinë qetë... "Joo bir të pastë nëneja, votat u bënë deputet. "Po deputetët, nënë?" "Vanë në Parlament të bëjnë shtet". "Po shteti ku është?". "E hëngri lubia, desha të them "rilindja". "Po rilindja...? "Uffff, bir! Mjerë ti, nëna, e Shqipëria.

Ideja qëndrore? Shqiptarët ulur mbi gërmadhen e shembur të shtetit, vazhdojne të mahnisin veten me përralla.

Të fundit