Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Përse 13 tetori? / Meta jep arsyet përse vendosi një datë të re për zgjedhjet
Pas dekretimit të 13 tetorit si datën e re të zgjedhjeve vendore, presidenti Ilir Meta ka sqaruar edhe arsyet përse vendosi pikërisht për këtë datë.
“Dy arsyet kryesore përse kam vendosur 13 tetorin është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse, jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe së dyti, Sikurse e kam nënvizuar e kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore.
Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është ende për të marrë vendim për të dyja vendet ën tetor. Këshilli i BE është në 17-18 tetor dhe dhe duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për zgjedhje gjithpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë,” tha presidenti Meta