Flash News

KRYESORE

Përse dietat nuk funksionojnë?

Përse dietat nuk funksionojnë?

Dietat e zakonshme dhe tradicionale të ashtuquajtura “Të shpejta” zakonisht nuk funksionojnë, dhe pikë. Të gjitha dietat që që llogarisin kaloritë, sistemi i “dietave me pikë” apo edhe dietat me ushqime me shumë proteina dhe pa karbohidrate, do të lënë në baltë, apo edhe më keq, shumica prej tyre janë të lodhshme, të pakuptimta dhe plotësisht të rrezikshme për trupin. Sigurisht, ato mund të ndihmojnë të humbasësh disa kilogramë Brenda pak javësh apo edhe pak muajsh. Mirpo ti nuk do të jesh në gjendje t`i vazhdosh për një kohë të gjatë këto dieta, sepse pasi t`i përfundosh, do ta rifitosh peshën dhe nuk do t`i bësh kështu asnjë të mirë trupit tënd.

Dietat e e shpejta veprojnë duke të të kufizuar dhe në të vërtetë, të lënë pa ngrënë diçka të rëndësishme për të cilën ka nevojë trupi yt. Për shëmbull, çmenduria pas dietës së pasur me proteina mishi dhe të varfër me karbohidrate është në thelb, me të meta shkencore dhe ushqyese. Çdo qenie njerëzore duhet të ketë karbohidrate komplekse për të funksionuar, për të menduar, për energji, për seks të mirë dhe për një qëndrim pozitiv.

Karbohidratet komplekse përfshijnë drithra të rëndësishme si oriz kaf, mel, thekër, elb, dhe hejdë. Ata pacientë të mi që kishin ndërprerë ngrënien e karbohidrateve komplekse duke i zëvëndësuar me ushqime të pasura me proteina, nisën të vuajnë keq nga kapsllëku, luhatja e humorit, kriza zemërimi, marrje mendsh, dhimbje koke, të therura në stomak dhe depression-madje edhe tipat më ku rafsha mos u vrafsha.

Shumë prej dietave të shpejta kufizojnë marrjen e acideve yndyrore esenciale.

Gillian McKeith, Ti je ajo çka ha

Të fundit