Flash News

KRYESORE

Përse gishti i mesit është ofendim? Ngjan me penisin

Përse gishti i mesit është ofendim? Ngjan me penisin

Përdoret kaq shumë dhe në situate të ndryshme. Mund shprehni inatin tuaj për shoferin që keni para teksa jeni duke ngarë makinen,  ose të fyeni tifozët e ekipit kundërshtar nga larg. Po flasim për gishtin e mesëm . Mënyra jonë për të ju treguar të tjerëve që nuk i pëlqejmë.

Pyetja është: Nga vjen?  Prej ku e nxjerrim fuqinë e saj? Çfarë shpirti i bukur e ka shpikur këtë prerje kaq efikase?

Ka shume gojdhëna për historinë se si u kthye gishti i mesit në ofendim, madje thuhet se kjo ka ardhur që në Luften e Njeqind Viteve, kur ushtarët francez i kërcënuan se do u prisnin  gishtat të burgosurve britanik në Betejen e Agincuourt në vitin 1415 dhe donin të përdornin duart e tyre të padobishme për të suvatuar, por kjo histori është një absurditet absolute.

Arsyeja e vërtetë është se gishti i mesit duket si një penis.

Një artikull i BBC-së citon antropologjistin Desmond Morris: “Është një nga gjestet më të lashta të fyerjes. Gishti i mesit është penisi dhe dy gishtat anësor janë testikujt. Duke bërë këtë ju jeni  duke ofruar një gjest mashkullor. Pra, ju jeni duke thënë  “ky është organi seksual i mashkullit.”

Elizabeth King, vitin e kaluar pohoi se “ Në Romen e lashtë, t`u tregoje gishtin ishte një kërcenim fizik.”

Fraza latine për gishtin e mesëm, fjalë për fjalë do të thotë “ gishti i pamoralsëhm.”

Ajo gjithashtu i referohet një anekdotë të famshme për biografin grek Diogenes, i cili iu drejtua politikanit Demosthenes duke ngritur gishtin dhe tha “ Kjo shkon për demagogun e Athinës”.

Pra, kjo është. Jo ndonjë mister i madh, gishti i mesit ngjan me penisin.

 

Të fundit