“Përse jemi akoma një shtet me br*kët nëpër këmbë?!” Llakaj i revoltuar me kaosin në Kakavijë: Turp! Nëse i harroni këto ditë haram e paçi!

Aktori i humorit Agron Llakaj ka reaguar përsa i përket situatës së trishtë të krijuar gjatë këtyre 3 ditëve të fundit, ku qytetarë të shumët- mes tyre edhe të moshuar e fëmijë- janë detyruar të qëndronin në kushte të vështira, me temperaturat e larta, mungesës së higjienës dhe ujit të pijshëm, ndërsa prisnin të kalonin kufirin drejt Greqisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Llakaj shprehet se ky është një turp dhe një situatë me të cilin emigrantët përballen vit për vit.

“E perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?!”, shkruan Llakaj, teksa u drejtohet qytetarëve që u gjendën përballë kësaj situate të mos i harrojnë këto ditë kur të vijë koha për votë.

“Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite….,pas 6 muajsh aty ne Greqi do i keni,do tju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote …,por nqs do i harroni keto dite harram e paci ! Tani bertisni…” jam krenar qe jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoft !!!”, shkruan ndër të tjera Llakaj.

Reagimi i plotë i Llakaj:

E kemi fatin,shprese dhe marrezi ….,na jep nje engjell te na mbroje o Zot !”…,kjo eshte pamja e jone nga viti ne vit…,ne pritje e pritje e pritje…,ne radhe e ne radhe e ne radhe….,me dite e nete te tera…,i nxehti pervelues,mungesa e kushteve me minimale njerezore!”Vijne emigrantet dhe gdhihen ne radhe,bir o Edi Rama,ke te qaj me pare ! Radhe kilometrike ne pritje pa zgjidhje….,po ky eshte krim more njerez…., ,e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?! …hajde radha !!!Turp! Turp !!Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite….,pas 6 muajsh aty ne Greqi do i keni,do tju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote …,por nqs do i harroni keto dite harram e paci ! Tani bertisni…” jam krenar qe jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoft !!!”