Flash News

KRYESORE

Përse kjo urrejtje e bullgarëve ndaj shqiptarëve?

Përse kjo urrejtje e bullgarëve ndaj shqiptarëve?

Skandali më i fundit dje në Bullgari: Thirrje “vritini dhe shkelini shqiptarët” në ndeshjen e Botev Plovdivit me Partizanin

Takimi i mbrëmshëm mes Botev Plovdivit dhe Partizanit, ndonëse u zhvillua në fushë asnjanëse, në stadiumin “Lazuar” të Burgasit, u karakterizua nga thirrjet raciste të ultrasve të skuadrës bullgare karshi shqiptarëve. Edhe pse delegati i ndeshjes u tërhoqi vëmendjen organizatorëve para ndeshjes që të evitonin incidentet me kontekst racist, gjatë ndeshjes thirrjet e tifozëve vendës ishin shumë të rënda.

Thirrjet “Vriti, vriti shqiptarët!” dhe “Shkelini shqiptarët!” janë dëgjuar shpesh gjatë ndeshjes së djeshme mes Botev Plovdivit dhe Partizanit. Racizmi i bullgarëve karshi shqiptarëve ishte transmetuar më herët edhe në rrjetet sociale në komentet e ultrasve të Botevit. Mbase duke ditur prirjet e tifozëve vendas, policia bullgare nuk lejoi tifozët e Partizanit që të ishin të pranishëm në stadium, pasi prania e tyre mund të përbënte rrezikshmëri për ruajtjen e rendit.

Me sa duket kjo urrejtje e bullgarëve ndaj shqiptarëve është patalogjike dhe i ka rrënjët që në dyndjet bullgare të shekullit IX – XII, kur tokat shqiptare u pushtuan barbarisht nga bullgarët, të cilët, mes të tjerave, ndërruan edhe toponimet e viseve shqiptare, kryesisht ato lindore, emra që këto vise i ruajnë edhe sot. Për të ardhur deri tek masakrat dhe shpopullimi bullgar i Luftës së Parë Botërore, shpopullim që erdhi në fundin e luftës dhe ku u morën me forcë me qindra e mijëra shqiptarë nga Pogradeci, Korça, Librazhdi e Dibra dhe i torturuan në këmbë deri në Malet Ballkan dhe ku vdiqën me qindra nga rruga, uria dhe torturat.

 

Të fundit