Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Astrit Patozi
Për sa kohë që gazetarët janë të shqetësuar dhe po reagojnë me ashpërsi, ligji Antishpifje nuk është gjëja e duhur për Shqipërinë. Ndaj edhe unë, jo thjesht për solidaritet pragmatist me mediat, jam kundër miratimit të tij. Por fakti që qeveria është shumë e vendosur për ta nxjerrë atë në breg para Vitit të Ri më bën të jem dyshues për qëllimet e vërteta të Edi Ramës. Të cilat jo domosdoshmërisht mund të jenë ato që janë shpallur nga shumë përfaqësues të shtypit. Sepse nuk e shoh kryeministrin të jetë i mërzitur, për të mos thënë që duket sikur po zbavitet me këtë përqëndrim të madh baterish mediatike dhe politike kundër tij. Unë nuk mendoj se fuqia e fjalës së lirë në Shqipëri ka rënë dhe kërcënohet të shuhet në të ardhmen për shkak të represionit të pushtetit. Pavarësisht se qeveritë e këtyre 30 vjetëve herë pas here u kanë nxjerrë dhëmbët mediave. Sepse pothuajse gjithmonë ato kanë qenë të detyruara që të kafshojnë gjuhën, ndaj edhe nuk ka vend për shumë alarm. Shtypi shqiptar, me të gjitha defektet dhe meritat e tij në këto 30 vjet, problemet e veta më të mëdha nuk i ka pasur, kur qeveritë i kanë treguar kërbaçin, por kur ato i kanë ofruar kulaçin. Dhe mielli i politikës për këtë gjellë të helmuar është gjendur gjithmonë dhe nuk ka munguar asnjëherë. Kështu do të ndodhë edhe pas miratimit të këtij ligji, nëse Edi Rama e ka ndarë mendjen që t’i shkojë marrëzisë deri në fund. Jam shumë i bindur se asgjë nuk ka për të ndryshuar në raportet e shtetit me shtypin në Shqipëri, por edhe nëse do të ketë luftë, ajo mirë se të vijë. Sepse në të gjitha rastet e humbura do të jetë qeveria, kurdo që të ndodhë dhe pavarësisht emrit që do të ketë kryeministri. Ndërkohë problem real, që ka sot shtypi shqiptar, është rënia e ndikimit të tij në shoqëri, e cila në shumë raste shkon në përpjestim të zhdrejtë me numrin e klikimeve apo të shikimeve. Për fat të keq, ky është një proces gradual degradimi, që nuk ka të bëjë vetëm me një qeveri dhe më e keqja është se nuk ka shenja që do të ndalet. Dhe kemi mbërritur dalëngadalë në pikën, kur kalojnë si pa u vënë re apo nuk prodhojnë asnjë efekt me dhjetëra dhe qindra fakte, prova për skandale dhe afera të rënda, që gazetarët zbulojnë dhe publikojnë çdo ditë. Ky është në fakt dëmi real që ka pësuar fjala e lirë në gjithë këto vite tranzicioni dhe kjo ka arsye të qarta politike. Të cilat, jo gjithmonë, kanë të bëjnë me fenomenet e natyrshme brenda vetë shtypit, sepse ai në asnjë rast nuk mund të shkëputet nga konteksti i zhvillimit shoqëror të vendit. Pra në finale është kriza e sistemit tonë politik dhe kryetarokracia si gjenerator korrupsioni, padrejtësie, arrogance dhe abuzimi me pushtetin ajo, që i ka zbehur kaq shumë fuqinë fjalës së lirë në Shqipëri.
Sepse ka krijuar perceptimin se nuk kanë shumë vlerë, as betejat dhe, as denoncimet publike përballë tre apo katër personazheve të gjithëpushtetshëm, prej të cilëve më i paprekshmi dhe më i fuqishmi është natyrisht kryeministri. I cili, përveç ndarjes së tokës, të ujit dhe të detit në këtë vend, ka edhe të drejtën që të caktojë edhe kush është “kazan” e kush është “shandan”, kush është “baltë” e kush është “mjaltë”, kush është “mashtrues” e kush tjetër është “përmbarues”. Dhe për ta zgjidhur këtë hall të madh nuk mjafton asnjëherë që të grupohesh rreth njërit prej këtyre burrave, që kanë kapur për fyti dhe po mbajnë peng Shqipërinë, sepse kjo e relativizon edhe më shumë të drejtën dhe të vërtetën e kauzës. Praktikisht është një sistem që duhet shembur një orë e më parë dhe në këtë betejë shtypi mund të kishte një rol të veçantë. Sepse presupozohet që edhe protestën ndaj ligjit Antishpifje mediat dhe gazetarët nuk po e bëjnë për vete, por për interesat e cënuara të publikut, që një shtyp i agazhuar dhe i përgjegjshëm merr gjithmonë përsipër të përfaqësojë dhe të mbrojë. Ndryshe do të tingëllonte si një sherr i izoluar me qeverinë i disa gazetarëve, që duan thjesht të ruajnë territorin e tyre, si qëllim në vetvete. Vetëm rënia e kësaj piramide politike, që prodhon përbindësha, mund të sjellë institucione të besueshme dhe një ambjent demokratik, ku secili aktor të ndjehet zot në punën e vet, pavarësisht se çfarë mendon për të kryeministri i radhës. Kjo është sfida më e rëndësishme e shoqërisë sonë sot dhe në këtë kauzë shtypi shqiptar mund të jetë kontributor kryesor. Sepse fitorja e kësaj beteje të madhe i kthen në të papëfillshme ose i bën të panevojshme fare problemet dhe debatet si ky që ka shkaktuar ligji Antishpifje i Edi Ramës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38