Flash News

KRYESORE

Përse trupi ka nevojë për më shumë ushqim gjatë dimrit?

Përse trupi ka nevojë për më shumë ushqim gjatë

Trupi i njeriut është në gjendje të shprehet qartë për atë që ka nevojë.

Në vjeshtë dhe në dimër, ditët janë më të freskëta e më të shkurtra ndaj dhe organizmi nuk ka më nevojë për shalqi apo sallata të lehta por për ushqime më të plota dhe të ngrohta.

Duke qenë se në dimër, aktiviteti fizik është më i ulët dhe jemi të prirur që të qendrojmë sa më shumë në shtëpi apo në ambjente të mbyllura uria rritet edhe më shumë dhe është vetë trupi që kërkon edhe më shumë ushqim.

Tërheqja ndaj ushqimeve më të ngrohta siç janë supat me perime, drithërat, arrorët dhe avokado është automatike dhe natyrale sepse është vet organizmi që kërkon të konsumojë ushqime të ngrohta dhe të plota.

Në vjeshtë, mollët shijojnë më shumë sepse janë të stinës.

Ato janë ndjeshëm më të pasura me fibër dhe pektinë të cilat e ndihmojnë organizmin të tresë më mirë ushqimet.

Dimri vjen me një larmi agrumesh që na pajisin me doza të larta të vitaminës C.

Kjo vitaminë është një nga mburojat më të mira kundër viruseve dhe baktereve që na kanosen në stinën e ftohtë.

Ekspertët argumentojnë se kur hamë produkte të stinës, pra fruta dhe perime që mundësohen nga natyra, organizmi ynë bëhet më i fortë dhe më i shëndetshëm.

Të fundit