Flash News

KRYESORE

Përsëri drogë në Vlorë, sekuestrohen 300 kilogramë kanabis

Përsëri drogë  në Vlorë, sekuestrohen 300

Nuk ka të mbaruar kanabisi e droga në qytetin bregdetar, Vlorë. Me dhjetra e qindra kg kanabis kapen thuajse cdo ditë në vlorë, pa llogaritur nëj pjesë që ehde mund të kalojë në bregun tjetër, Itali.  Një tjetër sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike u kap në Vlorë. Në kuadër të operacionit Java janë sekuesëtruar 300 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, ndërsa u arrestua në flagrancë poseduesi i saj.

 Në  vijim të operacionit masiv antidrogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur edhe nga FNSh  gjatë gjithë javës në territorin e Llakatundit  për  goditjen  e prodhimit dhe  shitjes apo trafikimit të lëndëve narkotike kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor në fshatin Grabian, Vlorë.

Si rezultat i operacionit në një pjesë toke (ullishte) u  gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë.

Nga hetimet e para të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  ka rezultuar që sasia e lëndës narkotike dyshohet se i përkiste Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian,Vlorë, i cili  është arrestuar në flagrancë për veprën penale '' Prodhim dhe shitja e narkotikëve'' , parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Policia e Vlorës  po vijon  kontrollin e territorit  në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe  goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Të fundit