Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përsëri Meta: Çfarë ishte gati të vetë-sakrifikonte tre vite më parë për Reformën në Drejtësi
Kreu i shtetit, Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë, aq edhe të papritur, ku nga qyteti i Pogradecit, deklaroi se ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit, madje edhe të sakrifikonte jetën, që kriza politike në vend të zgjidhej.
Megjithate, nëse rikthehemi në kohë, një qëndrim të tillë, ndonëse me më pak dramaticitet, Meta e mbajti edhe në Korrik të vitit 2017 në postin e kryetarit të Kuvendit per Reformen ne Drejtesi. Si kryetar i LSI-së, asokohe Meta u shpreh gati të shkonte vetë në burg, nëse deputetët nuk do të votonin reformen, teksa as thirrjet e ndërkonbëtarëve nuk po funksionin ne ate periudhe.
“Unë për fat të mirë kam qenë shumë i qartë qysh në fillim e deri tani. Kam dëgjuar lloj-lloj historish, ashtu si edhe ju. Që kjo reformë bëhet për të futur në burg Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk i keni dëgjuar ju këto? Që Ilir Metës nuk i japin vizë amerikanët e shumë të tjera. Që kjo reformë bëhet për të futur në burg Berishën, Ilir Metën, ramin apo tjetrin. E bëj unë burgun për të gjithë politikanët shqiptarë, absolutisht. Dhe ku të kenë dëshirë edhe partnerët tanë, në Uashington apo në Alaskë apo në Bruksel. Por nuk është kjo zgjidhja për Shqipërinë. Shqipëria nuk duhet të ketë sherr, nuk duhet të ketë konflikt, nuk duhet të ketë viktima pas 21 korrikut.
E dini që Ilir Metës i bënë gjoja edhe një skandal që ta mbanin peng përmes një përgjimi dhe e dini se si u orkestrua çdo gjë. Ilir Meta është politikan i përgjegjshëm, nuk është nga ata që bën presion, as me Prokurorinë, as me Gjykatën dhe askund tjetër dhe nuk e ka bërë asnjëherë. Sepse më ka kalitur Sali Berisha mua me drejtësinë, më ka kalitur qysh në verën e vitit 1993 kur isha i pari deputet i opozitës në atë kohë që më hoqi imunitetin dhe donte të më fuste në burg. Më thërrisnin prokurorët që të më thoshin: ik ti se do të arrestojmë javën tjetër. Unë i thosha pse ta vonojmë një javë, që sot çfarë problemi ka. Kush ka frikë nga burgu? Po pse burgu politik do ta trembë një politikan shqiptar, pse do ta trembë? Ç’është kjo burgu, për këtë bëhet kjo gjë? Kjo është për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për t’i forcuar institucionet jo për t’i personalizuar ato, për t’i bërë të pavarura”, deklaronte Meta në një konferencë të jashtëzakonshme nga kryesia e Parlamentit.