Flash News

KRYESORE

Përshkallëzohet protesta e studentëve, cilët janë universitetet që i bashkohen sot Mjekësisë dhe Politeknikut

Përshkallëzohet protesta e studentëve, cilët janë

Zgjerohet pjesëmarrja e studentëve në protestën e paralajmëruar që prej ditës së djeshme para Ministrisë së Arsimit.

Kërkesat e tyre janë ndarë në katër pika si: Përmirësimi i kushteve të konvikteve, ulja e tarifave të shkollimit, anulim të vendimit numër 288 që parashikon tarifë shtesë për provimet e mbartura, si dhe shlyerjen e detyrimit vjetor përmes kësteve pa cenuar sezonin e privimeve.

Ndërkohë, lidhur me këto kritere studentëve që protestuan një ditë më parë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe universiteti i Mjekësisë, sot u janë bashkuar edhe studentë të tjerë, konkretisht nga:

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Shkencave Sociale

Fakulteti i Histori Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Nga Universiteti Bujqësor

Po ashtu, veë Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit dhe Korcës.

Studentët kanë bojkotuar sot procesin mësimor dhe po marshojnë për t’u grumbulluar në oprën 10.00 para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Të fundit