Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Përshpejtohet shkrirja e akullit në Antarktidë, rrezikohen dekadat e ardhshme
Akulli në Antarktidë po shkrin me një ritëm më të shpejte se kurrë më parë tregon studimi më i fundit mbi kontinentin e bardhë.
Nëse nuk merren masa urgjente, pasojat e rritjes së nivelit të detit mund të jenë katastrofike për qytetet anembanë botës.
Raporti i hartuar nga shkencëtarë britanikë e amerikanë tregon se shkrirja e shtresës së akullt të Antaktidës është tre herë më e lartë këto 5 vitet e fundit. Në çerek shekulli, thonë ata, humbja e akullit është tre trilionë tonë.
Nëse kjo situate vazhdon, dekada e ardhshme mund të sjelle një rritje nivelit të detit me 1 metër deri në vitin 2070. Parashikimet janë thuajse apokaliptike, sepse flitet për rrezikun e një shembjeje të të gjithë shtresës në fjalë e atëherë, deti do të rritej me gati 3,5 metra.
“E kemi dyshuar me kohe se ndryshimet e klimës do të ndikonin tek shtresat e akullit polar. Falë sateliteve në hapësirë, ne tani mund ta gjurmojmë humbjen e shtresës akullnajore me një saktësi të madhe e të shohim dhe kontributin e saj tek niveli global i deteve”, thotë profesor Andreë Shepherd i universitetit të Leeds dhe autor kryesor i studimit.
Niveli i shkrirjes, për Shepherd, është befasues. Studimi i botuar në revistën “Nature” është realizuar me bashkëpunimin e 88 shkencëtarëve nga 44 organizata ndërkombëtare dhe pretendon se është më i detajuari aktualisht për gjendjen e akullit në Antarktidë.