Flash News

KRYESORE

Përshtatën shtëpinë për “fabrikë” kanabisi, dënohen dy shqiptarë në Angli

Pasi janë kapur nga policia në Cambridgeshire duke punuar në një shtëpi të përshtatur për rritjen dhe kultivimin e kanabisit dy shqiptarë janë dënuar më 12 muaj burg. Mbi ta rëndonte akuza e përfshirjes në prodhimin drogës ë klasit B.

Ata janë Qemal Mustaf Kutona 35 vjeç dhe Eluar Ismailaj 25 vjeç, të cilët u arrestuan në 4 prill të këtij viti, kur policia ndërmori një operacion dhe gjeti në një banesë në rrugën ‘Ermine Way’ rreth 130 bimë kanabis me vlerë rreth 115 mijë paund, raportojën mediat britanike.

Prokurori Edëard Renvoize tha se oficerët e policisë shkuan në banesë në 4 prill pas informacioneve të marra dhe gjetën brenda shqiptarët që kujdeseshin për ‘fabrikën’ e kanabisit.

Kutona dhe Ismailaj kanë thënë se ata kërkonin punë dhe se nuk i njihnin personat që i kishin takuar në rrugë dhe i kishin marrë për t’u kujdesur për kanabisin. Të dy shqiptarët ishin me qëndrim të paligjshëm në Britani dhe pas dënimit ata mund të depërtohen për në atdhe.

Të fundit