Flash News

E-TJERA

Personazhi i ditës feston datëlindjen, shikoni si e uron Granit Xhaka

Personazhi i ditës feston datëlindjen, shikoni si e uron Granit Xhaka

Bëhet fjalë pikërisht për pesonzhin më të diskutuar të momentit në Shqipëri dhe ai është Taulant Xhaka i cili është larguar nga grumbullimi me kombëtaren.

Mesfushori i kombëtares kuq e zi feston sot 26 vjetorin e lindjes dhe një urim të veçantë ka marrë nga vëllai i tij më i vogël Graniti. Graniti ka postuar në mediat sociale nga Londra ku jeton aktualisht.

Pavarsisht se ne jemi larg, thotë ai, me zemër je çdo ditë pranë meje.

Postimi i plotë:

Vëllai im i dashur!

Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra ❤të bëhesh 💯 vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë.

Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë. 🙏🎁🍀🎂🎉🎊🍾❤

https://www.instagram.com/p/BSLKV8qFEmu/?taken-by=granitxhaka

Të fundit