Flash News

KRYESORE

Personi i dytë që e vizitoi Gruevskin në Budapest

Personi i dytë që e vizitoi Gruevskin në Budapest

Edhe një tjetër i punësuar në doganë, përveç Aleksandar Trajkovski, ka vizituar Nikolla Gruevskin në Budapest. Këtë e konfirmoi drejtori i Doganës, Gjoko Tanasoski, i cili tha se procedurat për hetimin e rasteve po vazhdojnë.

Personi, i cili është parë duke drekuar në një restorant në Budapest me Gruevskin, është i punësuar në Sektorin për Kontrolle dhe Hetime në doganë.

Ai ka shfrytëzuar pushimin vjetor për të shkuar në Hungari. Drejtori i Doganës Tanasoski thotë që nuk mund të pengojmë të punësuarit dhe se ata mund të shkojnë ku të duan në jetën e tyre private.

Të dy të punësuarit e Doganës që kanë qenë në vizitë tek Gruevski, vazhdojnë punën rregullisht.

Të fundit