Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Përtej zhgënjimit, askush nuk mund të mohojë se Basha i ka bërë një shërbim të madh vendit”
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ndaj ‘sulmeve’ të papritura ndaj figurës së Bashës pas rezultateve të votimeve.
Sipas tij mbështetësit e Partisë Demokratike kanë gjithë të drejtën të ndihen të zhgënjyer dhe të kërkojnë përgjegjësi për humbjen e thellë të zgjedhjeve. Megjithatë Tomorri shkruan se askush nuk mund të mohojë se Lulzim Basha i ka bërë një shërbim të madh Shqipërisë.
Statusi i plotë:
Mbeshtetesit e Partise Demokratike kane gjithe te drejten te ndihen te zhgenjyer dhe te kerkojne pergjegjesi per humbjen e thelle te zgjedhjeve. Kjo eshte ceshtje e brendshme e PD. Por askush nuk mund te mohoje se Lulzim Basha i ka bere nje sherbim te madh Shqiperise.
Nese Shqiperia sot eshte nje vend qe ben zgjedhje normale dhe nje hap prane Bashkimit Europian, 60 per qind e krediteve i takojne pikerisht Lulzim Bashes.
Nga ana tjeter eshte kollaj te harrosh sot, por pa aksionin politik te Lulzim Bashes, tani ndoshta do te ishim duke numeruar pistoleret e rinj te Kuvendit. Apo tonet e droges te sezonit te ri bujqesor.
Lulzim Basha nuk i shpeton dot gjykimit si pergjegjesi i vetem per disfaten e thelle te PD. Por sic thone romaket: Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit. Shqiperia eshte sot eshte nje vend me europian, fale edhe Lulzim Bashes.