Flash News

KRYESORE

Përveç frikës nga koronavirusi, Italia përballet edhe me rritjen e çmimeve të maskave dhe dezinfektuesve

Përveç frikës nga koronavirusi, Italia përballet edhe me

Në ditën kur njoftoheshin me dhjetëra raste të infektuara në vendin fqinj, çmimet e një grupi objektesh sanitare kanë mbërritur në stratosferë, shkruajnë mediat italiane.

Xhelet sterilizues që në farmaci kushtojnë 4 euro janë shitur për 200 euro këto ditë.

Edhe çmimi i maskave mbrojtëse është rritur, por ka edhe njoftime që theksojnë se ka mungesë maskash në treg.

Gjatë fundjavës, disa farmaci e supermarkete i kishin mbaruar stoqet e tyre të artikujve dezinfektues, megjithatë autoritetet shëndetësore ju bëjnë thirrje njerëzve të ruajnë qetësinë, e thonë se furnizimet nuk do të mungojnë.

Në Dolo të Italisë, me t’u përhapur alarmi i koronavirusit, njerëzit kanë vërshuar nëpër supermarkete për të bërë furnizimin me ushqime, në rast se do të detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për një kohë të gjatë.

Paniku nuk ka vonuar t’i mbërthejë banorët e kësaj zone në Itali. Njerëzit thonë se duan të jenë të përgatitur për rastet kur mund të shkohet deri në mbylljen e dyqaneve e qendrave tregtare.

Në Dolo, komunë e Venetos, është regjistruar një rast pozitiv ndaj virusit tek një pacient, i cili gjendet aktualisht në terapi intensive.

Italia tashmë renditet e katërta në botë për numrin e të prekurve.

Renditja e deritanishme: 1) Kina: 77579; 2) Koreja e Jugut: 556; 3) Japonia: 135; 4) Itali: 132; 5) Singapori: 85; 6) Hong Kong: 70; 7) Tajlandë: 35; 8) SHBA: 35; 9) Irani: 28; 10) Tajvan: 28 etj.

Koronavirusi në Itali, shkon në 100 numri i të prekurve, pozitiv edhe një 17 vjeçar

Të fundit