Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përveç kokainës në Durrës, Arbër Çekaj i dyshuar edhe për dy ngarkesa të tjera
Prokuroria e Krimeve të Rënda, pavarësisht se deklaroi se ka dërguar dosjen në gjykatë, është në pritje të letërporosisë nga Ekuadori, pasi Arbër Çekaj rezulton me masë sigurie për trafikim të lëndëve narkotike.
Çekaj dyshohet nga autoritetet e shtetit latin se ka lidhje me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha kohore të ndryshme. Sasia e parë e kapur është 90 kilogramë kokainë, e gjendur po me kontejner me banane në pronësi të Arbër Çekajt, ndërsa sasia e dytë ishte 38 kg e kapur po në Ekuador.
Sipas ABC News, autoritetet e Ekuadorit kishin informacion se sasia e fundit po tentohej të futej në kontejner e ndarë në 4 arka bananesh, që ishte shtesë nga ajo që ishte porositur nga kompania “Arbi Garden”. Po i njëjti burim ka konfirmuar se autoritetet e Ekuadorit i kanë caktuar edhe një masë sigurie Arbër Çekajt.
Çekaj, dy ditë pasi është kapur sasia prej613 kg kokainë është nisur nga Gjermania dhe ka ndaluar në Kosove aty ku ka kryer edhe një telefonatë në një media në Tiranë për të sqaruar pozicionin e tij, por më pas është larguar në mënyrë jo të rregullt ligjore drejt Gjermanisë aty ku ka kërkuar edhe azil politik.