Flash News

KRYESORE

Përveç monopolit të tregut, Bastarena tjetër ‘jackpot’ nga qeveria

Përveç monopolit të tregut, Bastarena tjetër

Kryeministri Rama theksoi të shtunën gjatë një takimi me banorët e Kamzës se vendimi i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit do të pasohet me një tjetër iniciativë, e cila është ndalimi i kompanive të huaja të basteve on-line.

Një vendim i tillë nënkupton se kompania ‘Bastarena’, e cila është e vetmja e licencuar nga AMLF [Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit], jo vetëm që do të ketë monopolin e basteve në vend, por se klientët shqiptarë [bastëvënësit] do të jenë të detyruar t’i luajnë paratë e tyre vetëm të kjo kompani.

Ndër kompanitë e huaja që veprojnë në Shqipëri, më të famshmet janë Bet355, SBObet dhe 188bet, të cilat zgjidhen nga bastëvënësit për shkak të koeficentëve që ofrojnë dhe mundësive për të luajtur shuma të palimituara.

Të dhënat e fundit INSTAT-it thonë se gjatë vitit 2017, shqiptarët luajtën rreth 130 milion euro në baste, duke e renditur industrinë e lojërave të fatit ndër më fitimprurëset në vend.

Sakaq, ish-kryeministri Sali Berisha, në një status të mërkurën e kaluar, ka denoncuar se kjo kompani zotërohet Olsi Rama, Vangjush Dako dhe Gaz Demi.

Të fundit