Flash News

KRYESORE

Përveç muzikës ka pasion edhe futbollin, Rita Ora në një projekt të UEFA-s

Përveç muzikës ka pasion edhe futbollin, Rita Ora në

Pak ditë më parë, Rita Ora, u rëndit në listën e 20 këngëtarëve më të paguar në Britani nën moshën 30 vjeç, ku zinte vendin e 11-të.

Përveç muzikës burimi i të ardhurave të Ritës janë edhe projektet e tjera ku ajo është përfshirë, ku mund të përmendim filmin “Fifty Shades” dhe linjën e “Adidas”.

Së fundi këngëtarja ka lajmëruar se do të jetë pjesë e një projekti të ri, këtë herë me UEFA-n, në një fushatë për sensibilizimin e femrave në botën e futbollit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku është shprehur shumë entuziaste për këtë projekt, duke theksuar se futbolli është një nga pasionet e saj.

“Kam lajme të reja. Jam shumë e lumtur që po bashkëpunoj me UEFA në turin e vajzave, për të festuar mbi besimin e femrave dhe aspiratat e tyre, nëpërmjet muzikës dhe futbollit, dy nga dashuritë e mia! Ata kanë projekte të mrekullueshme për vitin tjetër, për të përfshirë sa më shumë vajza të cilat pëlqejnë të luajn futboll”, ka shkruar Rita.

https://www.instagram.com/p/BiwBYFaHRuq/?utm_source=ig_embed

Të fundit