Flash News

KRYESORE

Përveç pandemisë, SHBA goditet edhe nga tornadot, 29 persona humbin jetën

Përveç pandemisë, SHBA goditet edhe nga tornadot, 29 persona

Të paktën 29 njerëz humbën jetën nga goditja e tornadove dhe stuhive të forta që përfshinë pjesën jugore të SHBA, gjatë së dielës dhe ditës së hënë, thanë zyrtarët e urgjencës, raporton New York Times.

Stuhitë sollën shira dhe erëra të forta, me 34 tornado të raportuara në Teksas, Luiziana, Misisipi, Xhorxhia dhe Tenesi duke lënë qindra shtëpi të shembura dhe të paktën 860 mijë njerëz pa energji elektrike.

Dhjetëra njerëz u shtruan në spitale. Zona e Chattanoogas, në shtetin Tenesi, ishte veçanërisht e goditur.

“Nuk është kjo Pashka që kemi dëshiruar,” tha guvernatori i Misisipit, Tate Reeves, në një deklaratë për mediat.

“Shteti dhe punonjësit tanë të emergjencave janë duke punuar gjatë gjithë kohës dhe nuk do të pushojnë derisa të përfundojë kjo situatë,” tha Reeves. “Po mobilizojmë të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur njerëzit tanë dhe pronën e tyre.”

Kërcënimi atmosferik u shtri të hënën më në veri deri pranë shteteve bregdetare në Oqeanin Atlantik. Shërbimi Kombëtar i Motit përsëriti paralajmërimin për mundësinë e tornadove të forta, erërave dëmtuese dhe përmbytjeve të papritura.

SHBA-ja vijon me shifra alarmante përsa i përket edhe të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit në SHBA janë konfirmuar 21.765 raste të reja, duke e çuar në 582.065 numrin total të të prekurve me covid-19. Ndërkohë, kanë vdekur deri më tani 1309 persona në 24 orët e fundit (shifrat mund të azhornohen minutë pas minute), duke e çuar në 23.414 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura si pasojë e infektimit me koronavirus.

Të fundit