Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Naum Mara
Më bien në dorë shumë rrallë libra poetësh shqiptarë dhe kam pak ide se ç’ndodh në poezinë e sotme shqipe. Në rastet, kur nga mediat, më vijnë stërka të “baltës së poezisë“ më lindin pyetjet “A është ideja ime rreth poezisë e prapambetur apo bëhet fjalë për “perversitet” në poezi?” dhe “A duhet quajtur vargëzimi i çdo lloj shtjellimi mendimesh- poezi?”
Rasti më i fundit dhe më flagrant është poezia “Mallkimi i parë“ i (le ta quajmë poeteshë) Rita Petros, në të cilën pasi renditen një sërë vargjesh të rëndomtë erotikë, mbyllen me “Në djall vafsh ti o Atë/ Bashkë me mallkimin tënd! Vëllai im/ Unë dua të bëj inçest me ty!”
Në shikimin e parë është thjesht një perservitet, që tregon për problemet mendore të autores pasi mbi të gjitha është një pereservitet i dënuar edhe me ligj. Por le të mendojmë me thellë duke dashur të mos e gjykojmë dhe të mundohemi të zbulojmë metaforat ose një mendim të thellë poetik. Nuk arrij të kuptoj asnjë të tillë, sepse gjithshka është e thën troç, pa nënkuptime dhe në mënyrë vulgare. Edhe përpjekja e sforcuar se mbase aludohet për dashurinë e femrës së parë me “vëllezërit” njerëz, nuk sjell asnjë ngacmim filozofik apo estetik.
Duhet pranuar, që në kokën e cilitdo, qoftë ky edhe krijues, shkojnë e vijnë ndonjëherë mendime të cilat munt jenë në kundërshtim me “tabutë“, mund të jenë alogjike, ose edhe deri perverse. E megjithatë ata, që bien pre e “zhvillimit” të tyre në kokë, ose për më tepër, që përpiqen me to të bëjnë art, mbeten njerëz perversë.
E megjithatë edhe “perserviteti” është i llojeve të ndryshme dhe ka raste, që tingëllon mirë edhe në art. Mes shumë shembujsh, është një i njohur i këngës së Pati Pravos “Pensiero stupendo”, ku flitet për një marrëdhënie treshe në shtrat. (Kënga është e 40 viteve më parë.) Por qoftë narracioni apo droja për të shprehur dëshirën perverse, “mëkatet e ëmbla” jepet me ritëm dhe artistikisht. I shoqëruar me melodi, krijimi e ruan profilin e një vepre artistike.
Dhe ti…/ Dhe ne…/Dhe ajo…/ Mes nesh…/Do doja…/ Do deshim…/Dhe ajo tani do dojë./ Duart, të sajat/ E më pas sërish ne të dy/ Do doja për të qeshur a për dashuri/ Varet nga unë/ E përsëri ti/ Dhe përsëri ne/ Dhe ajo edhe njëherë mes nesh…
Por, edhe pse thuhet rëndom, që krijimtarisë dhe artit nuk mund t’i vihen kufi, krijimet letrare jo vetëm duhet t’i nënshtrohen ligjeve të së bukurës, por mbi të githa të jenë të moralshme, njerëzore dhe jo kriminale. Se në të kundërt, të supozonim se një njeri i ngjashëm me personazhin e njohur Hanibal Lecter do shkruante: Mërzija më tremb më shumë se çdo gjë/ Edhe se inati. /Atë për të vrarë/ Ty do të të vrisja më parë/ Me elegancë do shkëputja shpretkën/ Ngadalë me fasule të errëta do e gatuaja/ Dhe do e shuaja me verë Kianti.
Këtë lloj kanibalizmi çmendurak, snobë ose të tjerë gjoja “krijues pa kufi” mund ta quanin poezi, madje edhe “filozofike”, edhe me shumë nënshtresa kuptimesh e të tjera si këto. Por është thjesht patologji. Nuk mund të ketë poezi dhe kanibalizëm bashkë sikundër nuk mund të ketë poetikë për inçestin.
Shembuj të tillë mund të jepen për shumë lloj devijimesh mendore duke nisur me nekrofilinë, zoofilinë, sociopathinë e deri duke vazhduar me deformimet e karakterit, që nuk kanë të bëjnë me deformime mendore. Për shembull, procesi psikologjik i një hajduti xhepash, që nga përzgjedhja e viktimës, pritja e çastit të duhur, ndjenja e epërsisë mendore, pengesat, tentativat për të kontrolluar “xhepat me përmbajtje”, vetë xhepistit mund t’i duket edhe poetike, bile po të ketë edhe një lloj nervi krijues mund të thurë edhe vargje, por kurrsesi nuk mund të kualifikohen si poezi.
“Diçka e imja në xhepin tënd të pasëm/ Për të cilën do pres unë me durim./ Dy gishtat lehtë dridhen, / Nuk jam i joti hasëm/ Dua veç të marr objektin tim…”
Dhe kështu mund të vazhdohet pa fund me deformimet karakteriale të çdo lloji. Te servilët mund të ekzistojë edhe ndjenja e adhurimit, bile ajo mund të jetë e rrënjosur edhe në subkoshiencën e tyre, por një “vjershë servile” ndaj dikujt, që ende jeton, qoftë biznesmen, politikani, shef apo edhe një artist i madh. Sidomos më “perverse” bëhet ndjenja e shprehur në vargje, kur poeti e njeh personalisht “të madhin”, që adhuron.
Shembujt më të qartë janë poezitë apo poemat e shkruara në vendet nën Diktaturë. Edhe pse ka një rrethanë lehtësuese për autorët, ajo që quhet “marrëzija kolektive”, përsëri sa më e ndjerë të tingëllojë poezija, aq më “perverse” është. Vargjet bajate mund të justifikohen me frikën apo me atë që Kadareja e quan “taksë ndaj Diktatorit”, por ato “më të sofistikuarat” tregojnë probleme të mëdha të karakterit dhe të mendjes së poetit.
“Për Enver Hoxhën këngë thurr tërë jetën/ Se nëna ime bukë i dha me dhallë; Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm/ Na puthi ne fëmijëve mu në ballë…”
Këto vargje të Dritëroit, të cilat janë shkruar për të treguar thjeshtësinë e Diktatorit, në një sistem normal do zgjonin edhe dyshime për “pedofili”, sepse të rriturit e huaj kurrë nuk flenë në një dhomë me fëmijët, por për poetët tanë, adhurimi ndaj Diktatorit ishte gati qiellor, sa e largonte atë nga njerëzit normalë edhe kur e fusnin mes tyre.
Duhet pranuar, që nuk ka rregulla të caktuara për “perversitetin” në poezi dhe jo vetëm e justifikuar kjo me lirinë e mendimit të autorit, por edhe se raporti i shoqërisë njerëzore me “perversen” ka ndryshuar. Dhe kjo në planin ligjor, por edhe në atë moral. Diçka , që ishte moralisht dhe ligjërisht e pranueshme në kohën e Safos, kur shkruante: “Vetëm të vdes dua./ Ajo, me sytë mbushur lot, ndërsa më linte/ Më tha mua;/ “Oh, të dyja kemi vuajtur aq tmerrësisht/ Safo, nuk dua rrugën të marr sërish…”, nuk ishte e pranueshme në Anglinë viktoriane apo në Francën e shekullit të XIX. Të dy vendet censuruan apo edhe dënuan autorët duke filluar me Bodlerin, Rembonë dhe duke përfunduar në Oskar Uajlld.
Eshtë e çuditshme, se në të njëjtën kohë, kur dënoheshin poetët e mëdhenj, në një shoqëri ku e ku më të prapambetur, si ajo e Shqipërisë të Mesme, kishin fituar “qytetarinë“ këngë me tekste si “…Po na vjen nji vark me vela/ Thon‘se ka manifaktur’/ O qenka mbushur me dylbera / Ishalla Zot shkarkojn’ këtu…”
Pavarësisht se teksti është një bejte dhe nuk përmban asnjë vlerë artistike, përsëri të befason fakti, që këngë të tilla këndoheshin në gjithë festat dhe gëzimet shoqërore dhe familjare, bile edhe në praninë e grave. (Këto këngë janë edhe sot të pranishme në lokalet me muzikë tallava edhe pse nuk kanë të bëjnë aspak me përparimin e shoqërisë shqiptare.) Duke e parë jo vetëm nga këndvështrimi i shoqatave LGBT, por edhe nga ai normal i qytetarëve perëndimorë, tekste të tilla kanë një paradoks të madh, që bën në vetvete një dukuri “perverse”. “Dylberët”, që kryesisht kanë qenë djem adoleshentë, shihen si “mall”, që mund të shiten dhe blihe nga “lalët qejflinj”, njëlloj si “manifaktura”. Eshtë me të vërtetë një përpjekje e dështuar për të bërë art mbi dukuri të dënueshme ligjërisht si “pedofilia” dhe “skllavëria seksuale”.
Por edhe për shoqëritë e përparuara, do duheshin revolucionet shoqërore të viteve ’60, që “temat tabu” të mos damkoseshin më si “perverse”.
Në një këngë të njohur të vitit 1972, të Sharl Aznavurit “Comme ils dissent” (Siç i quajnë), pasqyrohen me art dhe pa përbuzje ndjenjat e shumëfishta, droje, frikë, pafajësi, të një homoseksuali, që luan në një kabare si një “drag queen”.
“…Atëhere kur zbardh dita e re/ Dhe kthehem atje ku gjej/ Vetminë e plotë Dhe heq qepallat dhe paruken/ Pudra dhe bojrat nga faqet zhduken/ Jo lodhja, lotët/ Unë shkoj në shtrat po s’mund të fle/ Kujoj dashuritë që pas i le/ Sa patetike/ Mendoj djaloshin si Zot të bukur/ Që thellë në mendje më është futur/ Pa m’dhënë çikë…”
Le të prekim pak edhe një lloj “perversiteti” tepër të veçantë, që shpesh ngatërrohet me atdhedashurinë. Nacionalizmi, që në shumicën e rasteve shoqërohet me racizëm dhe urrejtje, ka arritur të prekë deri në poetë të nivelit të Kipling, që është i pari autor në gjuhën angleze, që ka marrë çmimin Nobel në Letërsi. Në një nga poezitë e tij “Detyra e Njeriut të Bardhë“ ka vargje, që përmbajnë një racizëm të frikshëm: “Në sup i Bardhë merr peshën-/ Në front ajkën dërgo-/ Të ndih popujt e mefshtë/ Le t’jet yt bir hero/ Të presë në t’madh rrezik/ Me t’egërve në hall/ Të kapë robin e ndyrë, të lig / Sa fëmi aq edhe djall.”
Kiplingu në disa nga krijimet e tij, jo vetëm është munduar, që logjikisht të shpjegojë, që nevoja për qytetërim, i ngarkon vendet e zhvilluara (Anglinë e tij) me detyrën e “pushtimit të të egërve’ duke sakrifikuar për këtë edhe bijtë më të mirë të Kombit?!!
Një poezi me nam të keq, është “Himni i urrejtjes” e shkruar në vitin 1914 nga poeti gjerman (me origjinë hebreje) Ernst Lissauer. Një nga strofat e saj është: “Ne do urrejmë pareshtur dhe me etje/ S’do lemë të na shkojë e jona urrejtje/ Urrejtje nga toka, urrejtje nga deti/ Urrejtje në koka, urrejtje nga derti/ Urrejtja e çekanit, urrejtja e kurorës/ Shtadhjet’ milion urrejtje dora dorës./ Të njëjtë kemi urrejtjen, të njëjtë dashurinë/ Veç një do të urrejmë dhe viteve që vinë/ - ANGLINE “
Kjo poezi u shpërnda në miliona kopje dhe lexohej nga gjithë gjermanët në vitet e Luftës së Parë Botërore, bile u përkthye dhe u botua edhe në vende neutrale.
Por kësaj ndjenje “perverse” të urrejtjes ndaj “njerëzve të tjerë“ nuk i kanë shpëtuar dot shumë poetë të shekulljve të XIX dhe XX, kryesisht për motive nacionalizmi, por edhe ideologjike.
Unë nuk besoj në “teoritë“ se arti dhe letërsia “kanë një mision”. Ideja e misionit dhe misionarëve është tepër ideologjike, e kufizuar deri edhe e manipuluar. Besoj në lirinë e krijuesit për të shkruar atë, që mendon edhe ndjen.
Përgjegjësia në përhapjen ose në mungesën e kritikës ndaj “perversitetit në arte” bie mbi shoqërinë. Eshtë ajo, që duhet (jo me çensurë), t’ju shpjegojë njerëzve më të thjeshtë dhe sidomos adoleshentëve dhe fëmijëve, se ç’është e moralshme dhe ç’është e dënueshme, ç’është e pranueshme dhe ç’farë është e turpshme.
Dhe reagimi i pjesës më intelektuale të shoqërisë nuk duhet të ketë të njëjtin “perversitet’.
Në vend të “kryqëzohet” apo “të nderohet me çmime”, apo të thirret në studio televizive Rita Petro për shembull, për poezitë e saj, njerëzit e letrave duhet të thonë pa ekuivoke, që janë “perverse”, tejet të dobëta artistikisht dhe që në fund të ditës, nuk mbajnë erë as art dhe as letërsi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38