Flash News

KRYESORE

Përzgjedhja e kandidatëve në PD, Pollo: Përveç gjallërimit të demokracisë, në filtër edhe të papërshtatshmit

Përzgjedhja e kandidatëve në PD, Pollo: Përveç

Ish ministri demokrat Genc Pollo komenton nismën e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim në Facebook ai shkruan se kjo procedurë ka disa anë pozitive. Përveç përfshirjes së anëtarësisë dhe gjallërimit të demokracisë, Pollo arsyeton se filtrohen edhe të papërshtatshmit.

“Procedura e nismuar në PD për kandidatët në zgjedhje jo vetëm përfshin anëtarsinë e gjallëron demokracinë por edhe filtron mirë të papërshtatshmit

#dekriminalizimi”, shkruan Pollo.

Kujtojmë se procedura e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë brenda PD përfundon në 30 shtator dhe do të bëhet në 4 faza.

  1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati.  Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit

    2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

    3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

    4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Të fundit