All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përzgjedhja e të rinjve në futboll, Zvicra "diskriminon” origjinën e tyre

Përzgjedhja e të rinjve në futboll, Zvicra
All - Paragraf - 1

Një studim i cili shqyrton integrimin e të rinjve në Zvicër tregon se integrimi i adoleshentëve me sfond të imigracionit, në shoqërinë zvicerane varet në masë të madhe nga vendi i origjinës së prindërve të tyre.

All - Paragraf - 3

Të rinjtë nga Gjermania dhe Austria u renditën më lart në studimin e integrimit, i cili u krye nga kolegji i shkencave të aplikuara në Cyrih dhe në shkollën e punës sociale në Fribourg. Vëzhguesit thonë se kjo pritej, pasi më shumë se 60% e popullsisë zviceriane flasin një formë të dialektit gjerman.

Ndërkohë, të rinjtë nga Kosova, Republika e Maqedonisë dhe Evropës Juglindore, janë në fund të tabelës. Gjithashtu ata me origjinë nga Afrika e Veriut apo vendet arabe janë nga fundi në renditje.

Sondazhi ku morën pjesë  8.300 personave të moshës 17 ose 18 vjeç, tregoi se kohëzgjatja e kaluar në Zvicër ndihmon integrimin në përgjithësi.

Kritikët e anketës argumentojnë se raporti bazohet vetëm në tre kritere: miqësinë me një person zviceran, identifikimin me Zvicrën dhe arsimin.

Autori kryesor i raportit, Dirk Baier, pranon se ekziston rreziku që rezultatet e studimit të mund të përdoren për qëllime politike.

Të fundit