Flash News

KRYESORE

"Pesë ditë mbret", komedia premierë e Stefan Çapalikut në Metropol

"Pesë ditë mbret", komedia premierë e Stefan

“Pesë ditë mbret” pritet të jetë premierë në sezonin artistik në teatrin e Metropolit.

Është frymëzuar nga një ngjarje e dëshmuar publikisht prej një kllouni gjerman, i quajtur Otto Witte, lindur më 1872 dhe vdekur më 1958.

Regjisori Stefan Çapaliku është i njohur dhe i vlerësuar me aktivitetin e tij në skenat teatrore. Jo vetëm në Tiranë, por dhe në skena të teatrove të qyteteve të ndryshme veprat e tij si autor dhe regjisor nuk kanë munguar. Por ky sezon artistik e gjen në teatrin e Metropolit, në punë me një premierë. Në role janë Ilirda Bejleri dhe Rafael Hoxhaj. Muzika origjinale është kompozuar nga mjeshtri i mirënjohur Haig Zacharian. Skenografia është e të riut Divni Gushta dhe kostumografia nga Frenci Gjerasi. Autor dhe regjisor Stefan Çapaliku shprehet se komedia “Pesë ditë mbret” vjen si produksioni më i fundit i teatrit të Metropolit.

Historia e treguar prej tij është aq atraktive dhe eksituese, saqë ka zgjuar frymëzimin e disa autorëve europiano përëndimor. Kështu p.sh. romancieri gjerman Andreas Izquierdo shkruan më 2007 romanin “Mbreti i Shqipërisë” (König von Albanien).

Po kështu, dy vite më vonë dramaturgu francez Fabrice Melquiot shkruan një tekst dramatik bazuar mbi këtë histori, e cila vihet në skenë në vitin 2009 nga Camille & Manolo me aktorin David Mandineau në “Théâtre du Gymnase” të Marsejës.

Më pas është autori skocez Andreë Nicoll, i cili gjithashtu duke u mbështetur në historinë e rrëfyer nga Otto Ëitte shkruan në vitin 2012 romanin “If you’re reading this I’m already dead”. (Kur ta lexosh këtë, do të jem i vdekur.)

Me gjasë ky është teksti i katërt fiksionant që trajton historinë e mendjes së Otto Ëitte, i cili sic e thamë më sipër, vdiq duke pretenduar se kishte qenë për pesë ditë mbret i Shqipërisë.`

Të fundit