Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pesë gabimet që duhet të shmangni gjatë stërvitjes në palestër, cilat janë pasojat nëse i neglizhoni
Stërvitja periodike ju mundëson jo vetëm një trup të bukur e të palestruar, por edhe efekte pozitive për shëndetin.
Megjithatë, stërvitja kërkon të zbatohen edhe disa rregulla, që shpesh neglizhohen, duke mos u cilësuar si shumë të rëndësishme, që në nisje apo në fund të aktivitetit fizik. Madje, specialistët sqarojnë se disa gabime sjellin pasoja jo të këndshme në integrimin e sistemit muskulo-skeletor.
Pesë gabimet më të shumta në palestër janë:
Nxehja e muskujve para stërvitjes
Ky është edhe gabimi më i madh i ndeshur në palestër. Shpesh, njerëzit duke u paraqitur vonë ose për shkak të kohës së kufizuar nisin direkt me pesha dhe aparatura.
Para stërvitjes duhet 8-10 minuta vrap, biçikletë ose kërcim me litarë pasi ndihmon muskujt që të mos kenë tërheqje.
Stretching-u
Ky është një tjetër gabim që njerëzit e shmangin, shpesh për shkak të kohës së kufizuar.
Pas stërvitjes, muskujt mbushem me acid laktik, i cili shkakton dhimbje barku dhe është toksik për qelizat. Prandaj, është e domosdoshme që të bëhet zgjatimi i muskujve në fund të ushtrimeve.
Kontrolli mbi ushtrimet
Ky rregull ka të bëjë me domosdoshmërinë për të patur shumë kujdes me peshat dhe menaxhimin e tyre, sidomos kur nuk jemi nën mbikëqyrjen e trajnerit.
Lëvizjet e gabuara mund të sjellin mbingarkesat e mesit apo të pjesëve të qafës, zona të shpinës që janë më të theksuara gjatë ushtrimeve.
Ndryshoni ushtrimet
Ndodh që njerëzit shkojnë vazhdimisht në palestër dhe nuk marrin rezultatin e pretenduar. Ekspertët këshillojnë që ushtrimet duhet të ndërrohen çdo 20-30 ditë.
Rrisni gradualisht numrin e ushtrimeve dhe peshat
Nëse mendoni se duke rritur numrin e ushtrimeve, do të arrini më shumë rezultat, e keni gabim. Kjo gjë mund të shkaktojë probleme me muskujt, ndaj idealja është që ushtrimet të shtohen në mënyrë graduale, duke patur paralelisht edhe durimin e duhur për rezultatin e shumëpritur.