Flash News

KRYESORE

Pesë histori që mund të keni humbur për shkak të pandemisë Covid-19

Këtë javë dominuan sërish titujt COVID-19 , me raste të reja të konfirmuara të personave të infektuar, që tashmë i ka kaluar 3.4 milionë në mbarë botën.

Por kjo nuk do të thotë që lajmet e tjera janë ndalur. Euronews sjell pesë histori që mund të keni humbur këtë javë.

1-Pritjet e anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE zbehen.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përjashtoi idenë e një shkëmbimi të territoreve me Serbinë, një veprim i cili mund të hapë derën e anëtarësimit në BE për dy vendet fqinje.

Duke folur për Euronews Albania, Kurti tha se “nuk mendoj se mund ta pranojmë, kemi paguar çmime shumë të larta, kemi vuajtur shumë, kemi humbje njerëzish dhe territori, pse duhet të vazhdojmë kështu? Këto janë presione të Serbisë".

2-Rindërtimi i urës së Xhenovës përfundoi gati dy vjet pas shembjes

Italia përfundoi rindërtimin e urës Morandi në qytetin veriperëndimor të Xhenovas, pasi shembja e saj vrau 43 njerëz në gusht 2018.

Kryeministri Giuseppe Conte mori pjesë në inaugurim dhe tha se ura simbolizonte Italinë që ngrihej përsëri pas sfidës covid.

3-Polonia paralajmëroi se votimi në zgjedhjet presidencial "minon rrezikshëm" demokracinë

‘Human Rights Watch’ paralajmëroi Poloninë se duhet të anulonte planet për votime në zgjedhjet presidenciale të parashikuara në 10 maj, duke argumentuar se kjo do të dëmtonte demokracinë në vend.

"Duke pasur parasysh natyrën e votimit në Poloni dhe kornizës kohore jashtëzakonisht të shkurtër prej masave anti-covid, duket shumë e vështirë që procesi do të garantojë drejtësi dhe transparencë", thekson organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Fushata presidenciale u ndalua në mars në mes të pandemisë COVID-19, por partia në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS) në pushtet ka mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të 10 majit.

Projektligji është mbështetur nga dhoma e ulët e parlamentit dhe tani është transferuar në Senat.

4-Protestat në Liban vazhdojnë pavarësisht krizës së thellë ekonomike të vendit

Protesta të reja shpërthyen në Liban megjithë bllokimin nga pandemia. Qindra protestues i vunë zjarrin dy bankave dhe hodhën gurë mbi ushtrinë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe shkopinj.

Protestat kundër keqmenaxhimit dhe korrupsionit filluan në tetor në mes të një krize të rëndë ekonomike e cila u thellua nga pandemia e Covid-19.

5-Miratohet tuneli i ri nënujor midis Gjermanisë dhe Danimarkës

Danimarka miratoi ndërtimin e një tuneli 18 km nën ujë i cili do të zvogëlojë kohën e udhëtimit midis vendit dhe Gjermanisë në vetëm disa minuta.

Tuneli, i njohur si lidhja Fehmarnbelt, është vendosur të hapet në mesin e vitit 2029, tha Ministria e Transportit. Ministri i Transportit Benny Engelbrecht përshëndeti marrëveshjen e deputetëve si një "vendim historik", duke përshkruar tunelin si "një portë të re për në Evropë".

Tuneli i ri do të lidhë Gjermaninë veriore me Danimarkën përmes ishullit danez të Lolland. Të dy vendet ndahen nga Rripi Fehmarn, një ngushticë në pjesën perëndimore të Detit Baltik.

 

Të fundit