Flash News

KRYESORE

Pesë kafshata që s'kapërdihen, Bayern turpërohet në Frankfurt

Pesë kafshata që s'kapërdihen, Bayern turpërohet

E turpshme! E rrallë! E pafalshme!

Bayern nuk di se ku ka kokën. Eintracht Frankfurt sot shkatërroi 5-1 bavarezët dhe trajneri Niko Kovac rrezikon shkarkimin më shumë se kurrë. Skuadra e tij është krejtësisht pa ide dhe për këtë fajësohet pikërisht ai.

Ironi e fatit kjo ndeshje, sepse Frankfurti është ish-skuadra e trajnerit kroat. Aty ai zhvilloi sistemin 3-1-4-2, që vazhdon dhe sot, dhe pati mjaft sukses. Para kalimit te Bayern, Kovac quhej strateg dhe mjeshtër i ndërrimit të sistemeve, por te rekordmenët e Bundesligës asnjë nga këto elemente nuk është parë.

Golat e vendasve u shënuan nga Kostic, Sow, Abraham, Hinteregger dhe Paciencia, ndërsa për bavarezët golin e nderit e shënoi i përhershmi Lewandowski. Vlen për t'u përmendur kartoni i kuq i marrë nga Jerome Boateng në pjesën e parë, i cili la skuadrën me 10 lojtarë për shumicën e ndeshjes.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Dortmundi mposhti pastër 3-0 Wolfsburgun, ndërsa Leipzig u argëtua duke fituar 8-0 ndaj Mainzit.

Të fundit