Flash News

KRYESORE

Pesë muaj para zgjedhjeve, Dashamir Shehi këshillon PD-në: Profili i kandidatit për Bashkinë e Tiranës

Pesë muaj para zgjedhjeve, Dashamir Shehi këshillon PD-në:

Kryetari i LZH-së, Dashamir Shehi është përfolur si një ndër kandidatët potencial të opozitës për Bashkinë e Tiranës. Në emisionin ‘Arena’në Ora News, Shehi deklaroi se nuk i trembet garës, por se mosha e kufizon disi kandidaturën e tij.  Shehi shtoi po ashtu se Partia Demokratike do gabonte nëse zgjedh një kandidat me  profil te ulet politik.

Nuk jam unë njeriu me i saktë për këtë për shkak te moshës që kam. Ne jemi njerëz politik dhe nuk po them se i trembem, por gjykoj se Tirana është funksion politik. Në Tiranë hyhet për të atakuar Ramën. Rrugët unë i bëj me mire se Veliaj. Nëse duan të vendosin nje njeri jo politik, do ishte gabim. Tirana nuk duhet deklasifikuar politikisht”, sqaroi Shehi.

Zgjedhjet lokale do të organizohen me 30 Qershor, ndërkohë që as Partia Socialiste nuk ka përcaktuar ende kandidatin zyrtar. Kryeministri Rama dhe deputetë të tjerë socialist janë justifikuar duke thënë se do jëtë kryesia ajo që do përcaktojë kandidatët.

Të fundit