Flash News

KRYESORE

Pesë orë në pyetje, Prokuroria merr kampionë zëri të Albert Veliut

Pesë orë në pyetje, Prokuroria merr kampionë zëri

Ka zgjatur afro 5 orë marrja në pyetje e Albert Veliut, intervistën e të cilit e publikoi Partia Demokratike ditën e djeshme dhe ku pranonte se kishte folur me Agron Xhafajn për të trafikuar lëndë narkotike.

Veliu është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda rreth orës 10:00 ndërsa është marrë në pyetje nga Prokurori Përparim Kulluri. Mësohet se Veliut i është marrë kampion zëri për t’u verifikuar me zërin e publikuar në audio përgjim.

Që pas publikimit të audio përgjimit Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet kryesisht.

Të fundit