Flash News

KRYESORE

Pesë pyetjet e Bashës për aksionin e policisë ku u sekuestrua 613 kg kokainë

Pesë pyetjet e Bashës për aksionin e policisë ku u

Në fjalën e mbajtur në seancën e sotme në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ngriti pesë pyetje sa i takon aksionit të të para pak ditëve të policisë ku u sekuestruan 613 kg kokainë.

“Sa herë janë kontrolluar ngarkesat e mëparshme të Arbi Garden?

Pse pronari e la për më shumë se një javë në port, aq më tepër duke e ditur ngarkesën ku presupozohet që zona e portit ka një rrezik të lartë zbulimi për shkak të pranisë së agjencive?

Pse Rama mohoi në deklaratën e tij bashkëpunimin me partnerët?

Pse Xhafaj në mëngjes thotë se është fryt i bashkëpunimit të policisë shqiptare me partnerët dhe 12 orë më pas, pas qëndrimeve të opozitës deklaron se ishte operacion shqiptarë?

Si ka mundësi që pronari i kompanisë me 97 ngarkesa nga Kolumbia u largua, jo pasi mbërriti kontenieri por një ditë para se të dilte nga porti i Durrësit?”, u shpreh Basha.

Pas Bashës, foli si gjithmonë Taulant Balla, si i vetmi ‘përfaqësues i lartë’ i mazhorancës sot në Kuvend, por nuk dha asnjë përgjigje sa i takon pyetjeve që ngritit kreu i opozitës.

Të fundit